Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 13:00

Algjer – Disa pjesëtarë të armatës algjeriane e likuiduan liderin e rrjetit terrorist Al Kaeda për Afrikën Veriore, Si Muhamed Urumdan, kumtuan sot autoritet e Algjerit.

Urumdan është vrarë në pritë të vendosur nga armata algjeriane në afërsi të vendit Tizi Uzu në rajonin malor Kabilia, në lindje të kryeqytetit Algjer.

Autoritetet algjeriane kumtuan se 40-vjeçari Urumdan është përgjegjës për një numër të madh të sulmeve ndaj forcave të sigurisë dhe për marrje peng të biznesmenëve në rajonin e Kabilisë.

Urumdan iu bashkëngjit Al Kaedës në vitin 1992, pas goditjes ushtarake në Algjer te organizuar me qëllim që të pengohen islamistët që ta marrin pushtetin në vend, pas fitores së tyre të bindshme në zgjedhjet parlamentare.