Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht rreth 750 ushtarë në Kosovë, në kampin Bondsteel, por edhe në terren në veri, ku një forcë është e përbërë kryesisht nga pjesëtarë të gardave kombëtare të shteteve amerikane.

Pra, në këtë fazë nuk mund të flitet për një tërheqje të njëanshme

të forcave amerikane nga Kosova, forca këto që përbëjnë kurrizin e

sigurisë së pranisë ushtarake të KFOR-it.

Prania ushtarake amerikane në Evropë është pjesë e zotimit strategjik afatgjatë amerikanë për sigurinë evropiane dhe në këtë kontekst shihet edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Si pjesë e kësaj strategjie, SHBA-ja është zotuar për integrimin e vendeve të Ballkanit në institucionet Euro-Atlantike, duke e bërë atë pjesë të bërthamës dhe sigurisë evropiane.

Këtë mbështetje amerikane për KFOR-in dhe forcat amerikane në Kosovë e ka theksuar edhe sekretarja amerikane Hillary Clinton gjatë vizitës së saj të fundit në Evropë, në tetor të vitit të kaluar.