Ura mbi lumin ‘Ibër’ është shndërruar në urat më të njohura në Europë por edhe më gjërë, jo për arsyet që ajo duhet të bashkojë brigjet por për atë se tani ajo ndanë një qytet për gjysmë.
Gjendjen e sotme të Mitrovicë dhe realitetin e urës në këtë qytet, e kishte parashikuar para shumë vitesh, pleqnari mitrovicas Beshir Vinarci I cili për 20 vite kishte shërbyer në oborrin mbretërorë të Sulltanit gjatë perandorisë Osmane.
Ai kishte parashikuar se në një kohë të caktuar, në të dy skajet e kësaj ure do të ketë roje. Realiteti i sotëm është fotografi e asaj që kishte parashikuar plaku mitrovicas.
Në skajin verior të urës qëndrojnë “rojet e urës”, kurse në skajin jugor forcat e KFOR-it pakë të tërhequra dhe policia e Kosovës. Megjithatë Vinarci nuk ishte ndalur me kaq.
Fundi i rrëfimit për urën e Ibrit, sipas asaj që kishte parashikuar ky oborrtarë kosovar, do të shënohet me një trazirë të përgjakshme ku do të vritet një njeri i madh dhe ku shqiptarët do të ngadhnjejnë dhe ura më nuk do ta ketë simbolikën që ka sot.
Sipas gojdhanave dhe të afërmëve të Vinarcit që jetojnë edhe sot në fshatin Vinarc të Mitrovicës, Vinarcit të gjitha këto detaje ia ka transmetuar një mendimtar-arkitekt i oborrit të Sulltanit i cili në atë kohë ishet marruar me studimin e kësaj pjese të ballkanit duke parashikuar edhe magjistralen e Ibrit ndarjen e kërshit të ‘Dudës’ në dyshë si dhe magjistralen e Adriatikut dhe tunelin në Mitrovicë.
Mbetet që e ardhmja të konfirmoj saktësinë e pjesës së fundit të parashikimit të plakut të ndjerë që për 20 vite kishte shërbyër në oborron mbretërorë të Sulltanit. Për këtë urë që ka ndarë Mitrovicën në veri dhe jug. Ndryshe historianët tregojnë se kjo urë asnjëherë më parë deri pas vitit 1999, nuk e kishte këtë simbolikë dhe këtë kuptim që ka sot.
Historiani Bektesh Vidishiqi, thotë se ura e Ibrit gjithnjë ka shërbyer për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në të dyja anët e lumit të një qyteti. Sipas tij, një lloj ure në këtë vend mendohet të ketë ekzistuar qysh prej themelimit të këtij vendbanimi nga Gazi Isa Beu në shekullin XV. “Në vitin 1499 ky vendbanim që sot njihet si Mitrovicë nga udhëpërshkruesi gjerman, Von Harf, përmendet me emrin Metrix.
Në hartat e asaj kohe gjendet edhe hidronimi Ibar që mund të merret edhe si vendbanim, por ka raste kur specifikohet Ibar-river dhe Ibar si vendbanim”. Ndërsa sa i përket urës, Vidishiqi sqaron se ajo së pari përmendet nga udhëpërshkruesit e shekullit XVI dhe nga Pjetër Bogdani në shek. XVII. “Në këtë kohë ura mbi Ibër përshkruhet si një lloj vigu që ka qenë në gjendje të keqe.
Gjendja e saj është përmirësuar dhe forcuar në shek.XVIII, atëherë kur qyteti që kishte zënë fill ndërmjet lumit Lushtës e Ibrit do të zgjerohej edhe në pjesën tjetër të lumit Ibër. “Në këtë kohë Mitrovica zgjerohet edhe në brigjet e majta të Ibrit, ku të ikurit nga Bosnja pas pushtimit nga Perandoria Osmane krijojnë Saraj Mahallën apo Lagjën e Boshnjakëve, siç njihet sot”. Historiani mitrovicas, thotë se në këtë kohë është ndërtuar edhe Xhamia e Ibrit, skaj cepit verior të urës, e cila është shkatërruar nga serbët në luftën e fundit.
Sipas tij, në shek.XVIII, pas fillimit të zgjerimit të qytetit të Mitrovicës, ushtarët turq, që ishin të vendosur në Kalanë e Zveçanit, dislokohen në kazermat e ndërtuara në lagjen Bair, në jug të qytetit. “Ura e Drunit, që ka ekzistuar deri në vitin 1933, është ndërtuar në këtë kohë dhe bazamenti i saj është bërë me gurët e Kalasë së Zveçanit, të cilin e kishin braktisur turqit”. Vidishiqi tregon se kjo urë kishte pësuar transformime të kohë pas kohshme, kurse në në vitin 1933 pranë saj, u ndërtua Ura e Hekurit.
Një kohë të dyja këto ura do të bashkëjetojnë, kurse pas disa vitesh Ura e Drunit rrënohet, ndërsa Ura e Hekurit mbijeton deri në vitet 70’, kur zëvendësohet me një urë të re prej betoni. Gani Beshiri ndërtimtar dhe zyrtarë komunale fletë për historikun e urës prej betoni, sipas tij, ajo ka filluar të ndërtohet në vitin 1974 dhe ka përfunduar në vitin 1975. “Ndërtimi i urës prej betoni në këtë vend që është sot ka qenë projekt i Kuvendit të atëhershëm të Komunës së Mitrovicës, ndërsa punët i ka kryer ndërmarrja kosovare “Ramiz Sadiku”.
Sipas tij, i gjithë projekti i llogaritur në vlerë të sotme ka kushtuar rreth 400 mijë euro. “Mjetet për këtë projekt kapital janë siguruar nga Kuvendi i Komunës”, thotë ai, duke sqaruar se ura ka qenë 24 metra e gjerë dhe 110 e gjatë. Ai sqaron se pasi është lëshuar në përdorim, në vitet e para ka pasur probleme teknike, mandej janë paraqitur çarje në mbajtësit kryesorë. “Për këto arsye ura është renovuar dhe ato probleme janë sanuar në vitin 1998”, thotë Beshiri.
Megjithatë ura e renovuar, e cila vetëm pas një viti, pas përfundimit të luftës u kthy në një arenë trazirash ndërmjet shqiptarëve e serbëve, mori pamje tjetër në vitin 2000. Ajo u ridizajnua me një donacion të KFOR-it francez, në vlerë prej 1.7 milion markash, përderisa zyrtarët komunalë nuk kishin fare qasje në atë projekt. KFOR-I francez kësaj ure I ka dhën edhe emrin që përdoret nga ushtarët e KFOR-it si ura “ Austerlitz” (Austerlic v.j ).
Austerlitz është një vend 8 km në jug-perendim të qytetit Brno në Sllovaki ku më 2 dhjetor 1805 është zhvilluar një betej në mes të Francezve dhe Austro-Rusve. Beteja është komanduar nga Napoleon Bonaparta dhe është fituar nga forcat e Napoleonit.
Për hirë të kësaj beteje shumë urave u është dhënë emri Austerlitz në kujtim të të rënve. Ura mbi lumen Ibër ka një morët të saj në Paris me kërtë emer në afësi të Kullës së Efelit mbi lumin ‘Sena’. Disa dalje në formë zgjerimesh, që ka marrë ura nga renovimi i fundit ngjajnë me hapësira që shërbejnë për pika kontrolli apo pika doganore. Megjithatë kjo e fundit nuk ka ndodhur, përderisa fotografia e sotme e urës së Ibrit dhe vetë ambientit përreth dallon shumë prej asaj që ka qenë para dhjetë apo më tepër vitesh.
Në cepin verior nuk duket Xhamia e Ibrit, e cila ka qenë deri në luftën e fundit. Ajo është shkatërruar me themel dhe nuk duken as gjurmët e saja. Në cepin verior të urës së Ibrit nuk duket as Mulliri i Vjetër, që ka qenë një monument i rrallë në këtë qytet. Po ashtu në hyrje të urës, nga jugu në të djathët të saj ku ëhstë tani palestra e sporteve Minatori, ka qenë e vendosuar edhe konsulata Austro-Hungareze para luftës së parë botërore. Ndrësa në vendin e Mullirit të vjetrë, serbët kanë ngritur një lapidar me emrat e të vrarëve në luftë me UÇK-në dhe NATO-në. Në shek. XV Mitrovica kishte 15 shtëpi.
Bektesh Vidishiqi, historian, mitrovicas, tregon se në bazë të të dhënave historike në vendbanimin që sot njihet me emrin Mitrovicë, në shek.XV kanë ekzistuar vetëm 15 familje. “Sipas një regjistrimi të bërë në vitin 1455 nga autoritetet e Perandorisë Osmane, ky vendbanim i ngjante një fshati të vogël me 15 shtëpi, 13 prej të cilave ishin të krishtera dhe 2 myslimane”. Emri, Mitrovicë, rrjedh nga “Shën Dhimitri” bizantin. Historianët mendojnë se emri Mitrovicë, ka mbetur për shkak të ekzistimit të një kishe të vjetër palokristiane, e njohur si “Kisha e Shën Dhimitrit”.
“Ky tempull mendohet të ketë qenë diku në afërsi të Banjskës. Me gjasë sllavët e kanë përvetësuar këtë tempull dhe këtë hyjni bizantine, duke ndërtuar kishë të re mbi themelet e asaj që ka ekzistuar më parë”, thotë Bektesh Vidishiqi.
Tuesday, 03 January 2012 12:00 