Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 16:45

Ankara- Temperatura në Anadolinë Lindore arriti minus 25 gradë, ndërsa të reshurat e fuqishme nga dëbora në këtë pjesë së Turqisë e vështirësojnë jetën e përdishme të njerëzve.

Më ftohtë ishte në qarkun Agër, pjesën lindore të Turqisë, ku janë matur minus 25 gradë. Në qarkun Ardahan është regjistruar temperaturë prej minus 22 gradë, në Erzurum minus 21, ndërsa në Kars munis 18 gradë.

Autoritetet i paralajmëruan shoferët të jenë të kujdesshëm për shkak të rrugëve të rrëshiqtura dhe të ngrira.