Mynih – Në Bavari është hapur kisha e cila është krijuar e tëra nga akulli dhe bora. Kisha e akullt në Bavari është krijuar me rastin e njëqindvjetorit të ndërtimit të kishës së parë të akullt, të cilën e kishin punuar banorët lokalë.
Kisha e pazakontë gjendet në Mitterfirmainsreut, afër kufirit me Çekinë. Është e gjatë më shumë se 20 metra, ndërsa kambana e kishës gjendet në lartësi prej tetë metrash.
Për ndërtimin e saj janë përdorur 1.400 metra katrorë borë dhe ndiçimi i saj është realizuar me ngjyrë të kaltër.
Paraardhësit e banorëve lokalë e kishin ndërtuar kishën e parë të borës më 1911. Këtë e kishin bërë në shenjë pakënaqësie pasi nuk kishte kishë në fshatin e tyre.
Saturday, 31 December 2011 14:30 
