Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 18:00

Prishtinë – Suksesi i vitit 2011 për Kosovën ishte rritja e numrit të njohjeve nga 72 në 85 shtete anëtare të OKB, 5 më shumë se në vitin 2010, i cili pat sjellë 8 njohje.

Zyrtarë të lartë në Prishtinë deklaruan në këtë fundviti se njohjet e pavarësisë së Kosovës në vitin 2012 do të tejkalojë numrin 100.

Deri në ditën e fundit të Dhjetorit, në listën zyrtare të shteteve që e kanë njohur Kosovën në vitin 2011 janë 13 shtete: Katari 7 Janar, Republika e Guinea-Bissau 10 Janar, Sulltanati i Omanit 4 Shkurt, Principata e Andorrës 8 Qershor, Republika e Afrikës Qendrore 22 Korrik, Republika e Guinea Conakry 16 Gusht, Republika e Nigerit 16 Gusht, Republika e Beninit 18 Gusht, Santa Lucia 19 Gusht, Republika Federale e Nigerisë 12 Shtator, Republika e Gabonit 15 Shtator, Bregu i Fildishtë 20 Shtator dhe Kuvajti 11 Tetor.

Burime zyrtare në Prishtinë dje pasdite kanë folur për së paku edhe një njohje të re këtë fundvit, që pritet të zyrtarizohet me mbërritjen edhe të notës verbale, ndërsa media paralajmëronte mbrëmë se njohja do jetë nga Sao Tome “edhe një shtet tjetër”.