Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 16:00

Bruksel – Më shumë se qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias kanë humbur jetën mbarë botës gjatë këtij viti, që është më shumë se vitin e kaluar, kumtoi Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), duke i bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të KB-ve Ban Ki-Mun që të ndihmojë në mbrojtjen e gazetarëve.

Dhunë më e madhe kundër mediave është vërejtur në Pakistan, Irak dhe Meksikë, ku në secilin prej këtyre vendeve kanë humbur jetën nga 11 gazetarë.

Sivjet kanë humbur jetën gjithsej 106 gazetarë, në krahasim me 94 vitin e kaluar.

Ndërkohë, 20 gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias kanë humbur jetën në fatkeqësi apo katastrofa natyrore, kumtoi IJF.

IFJ, selia e së cilës ndodhet në Bruksel dhe përfaqëson më shumë se 600.000 gazetarë nga 131 vende, konsideron se një numër i tillë i gazetarëve të pësuar vjen si rezultat nga lëshimet e shteteve dhe qeverive për t’i mbrojtur.