Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 17:00

Tiranë – Qyetarët e Tiranës përgjatë këtyre ditëve do të kenë mundësi të blejnë produkte shqiptare me çmime të arsyeshme në tregun më të ri që ka hapur Bashkia e Tiranës, me vendodhje pas Pallatit të Kulturës.

Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti u bëri thirrje të gjithë bizneseve të shumicës që t’u ofrojnë konsumatorëve produkte me çmime të përshtatshme për festën e fundvitit, duke sfiduar kështu të gjithë abuzuesit.

“Bashkia u ka vënë në dispozicion këtyre tregtarëve u qendrën e kryeqytetit, tregun e pazarit të vjetër për të treguar mallrat e tyre me çmimet brenda logjikës dhe marrëdhënie me konsumatorin”,  theksoi Panariti, duke shtua se “jemi të vendosur të përçojmë mesazhin që bashkia është me qytetarët dhe kundër spekulantëve”.

Cilësia dhe çmimet e arsyeshme do të jenë qëllimi i punës së Bashkisë së Tiranës edhe gjatë vitit 2012 ku do të ndërtohen tregje si në të gjithë tregjet e kryeqyteteve evropiane.