Kopenhagen-Nga 1 janari i vitit 2012 Danimarka do të marrë presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.
Qëllimet kryesore të kryesimit të Danimarkës me Bashkimin Evropian do të jenë Evropa të bëhet e përgjegjshme, dinamike, e gjelbër dhe e sigurt, por meqë kriza ekonomike në BE është larg zgjidhjes, me siguri nxitja e rritjes ekonomike do të jetë prioritet i Qeverisë në Kopenhagen.
Danimarka e cila nuk e pranoi euron, do të kryesojë BE-në në kohën kur ekzistenca e valutës së përbashkët është sjellë nën pikëpyetje.
Kryeministri i Danimarkës, Hele Torning – Shmith premtoi se në gjashtë muajt e ardhshëm do të luftojë për unitetin e Evropës, por njëkohësisht duhet ta zgjidh përçarjen në shtëpi – nëse do të pranohet lidhja fiskale gjithnjë e më e thellë dhe më e fuqishme në BE.
Ndërsa kjo do të jetë kyçe për ekzistencën e euros, por anketat tregojnë se votuesit në dhjetë vende të cilët akoma nuk e kanë pranuar monedhën e përbashkët sërish do të prononcohen kundër valutës së përbashkët.
Votuesit danezë e përjashtuan Traktatin e Mastrihtit në referendumin e vitit 1992 dhe më pas shteti nuk u pajtua për katër elementet e paktit: euro, shtetësinë evropiane dhe bashkëpunimin në sferat e sigurisë dhe gjyqësisë. Votuesit e përjashtuan euron edhe në referendumin e dytë në vitin 2001.
Anketat më të reja tregojnë se 71 për qind e danezëve dëshirojnë ta ruajnë valutën e tyre kombëtare – krunën (DKK).
Danimarka premtoi se do të kontribuojë me 40 miliardë DKK (shtatë miliardë dollarë) në planin e vendeve anëtare të BE-së për kanalizimin e mjeteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në luftë kundër krizës.
Sipas Kombeve të Bashkuara, Danimarka ka nivel të lartë të pabarazisë në të ardhurat, ndërsa sipas FMN-së përfitim të garantuar minimal më të lartë.
Sipas Bankës Botërore, Danimarka ka treg më fleksibil të punës në Evropë, ndërsa politika e cila kontribuon për të është e njohur si “fleksikjuriti” (kombinim i fleksibilitetit dhe sigurisë).
Firmat private e kanë të lehtë të marrin dhe të pushojnë punëtorë, por ata të cilët do të mbeten pa punë nga shteti marrin kompensime më të larta.
Danimarka me 5,5 milionë banorë ka fuqi punëtore prej rreth 2,9 milionë njerëz, ndërsa në midis tyre është i madh numri me diploma fakulteti, me ç’rast vendi është i katërti në botë. Sipas të dhënave nga tetori i vitit 2011 shkalla e papunësisë në Danimarkë ka qenë 5,5 për qind, që është dukshëm nën mesataren në BE që është 9,8 për qind.
Sipas Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) Danimarka ka treg më të lirë financiar midis 15 vendeve-anëtare “të vjetra” të Be-së dhe një prej tregjeve të lira për mallra. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 15:00