Kujtdo mund t’i ketë ndodhur që të ndodhet në dilemë përsa i përket stilimit të flokëve. Prandaj, mbani parasysh gjithnjë këto këshilla:
– Nëse keni lekurë të bardhë dhe sy bojëqielli, mos i lyeni kurrë flokët shumë të errëta sepse nuk do të dukeni tërheqëse. Përse-në mund ta shikoni tek fotoja e Cameron Diaz. Nëse me të vërtetë dëshironi të ktheheni në brune duhet të zgjidhni një ngjyrë të ëmbël çokollate. Do t’ju shkojë më shumë me tiparet tuaja dhe me ngjyrën e lëkurës.
– Kurrë mos i preferoni flokët me volum shumë, ashtu siç i ka bërë Pamela Anderson. Fokusohuni tek flokët më pak të fryrë, sepse duken me shik dhe elegante. Sa më natyrale të jeni, aq më bukur do të dukeni.
– Përse duhet të luftoni kundër kaçurrelave? Keri Rusell në foto i ka lidhur flokët e saj, ndërkohë që zgjidhja e duhur është që flokët kaçurrela t’i sistemojmë pak me gishta, t’i kapim me një kapse më të vogël dhe do të duken shumë më mirë.
– Nicolette Sheridan në këtë foto duket shumë keq me baluket e saj të tejzgjatura. Kurrë nuk duhet t’i lini baluket të rriten kaq shumë, nëse i keni kaq të rritura ju këshillojmë t’i krihni anash dhe do të dukeni shumë më e rregullt. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 12:07 
