Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 12:31

Prishtinë-Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit ka bërë të qartë se të paktën edhe dy vjet do të jetë në Kosovë me kompetencat e plota ekzekutive në fushat që ka pasur deri më tani.

EULEX-i  konsideron se institucionet e Kosovës janë ende të dobëta për të marrë përsipër disa fuqi ekzekutive që ka  aktualisht ky mision.

Zëdhënësi i këtij misioni në Kosovë Ane Blaksma, ka thënë  se po presin një plan që po shqyrtohet në Brukesl për platformën e punës së EULEX-it në vitet në vazhdim.

“Aktualisht një rishikim strategjik rreth EULEX-it është duke u bërë në Bruksel, i cili do të përcaktojë misionin EULEX-it për dy vitet që vijnë. Kjo ndoshta do të përfshijë disa bartje të përgjegjësive tek vendorët. Plani do të paraqitet  tek shtetet anëtare të BE për një vendim përfundimtar në fillim të 2012”, ka thënën  Blaksma.

Zëdhënësi Blaksma ka thënë se kalimi i përgjegjësive dhe largimi i EULEX-it mund të vjen vetëm  atëherë kur autoritetet e vendit mund të garantojnë sundim të  ligjit.

Qeveria përmes zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi ka  njoftuar se tashmë ka një plan për përfundim të misionit të EULEX-it.

EULEX-i  ka numëruar gjithsejtë  200 vendime gjyqësore nga të cilat 45  raste korrupsioni dhe krimi të organizuar, si punë efektive që kur është vendosur në Kosovë.

Viti 2012 sipas paralajmërimeve të këtij misioni do të ketë një platformë të qartë  të intensifikimit të  angazhimit në  sundimin e ligjit në veri të vendit. (LajmeShqip.com)