Londër – Banda irlandeze U2 është ajo që ka fituar më së shumti para në vitin 2011 duke grumbulluar gjithsej 232 milionë dollarë nga turneu i tyre botëror.
Sipas publikimeve të koncerteve, bandi U2 ka shitur pothuajse 2.4 milionë bileta në të gjithë botën, me një çmim mesatar prej 97 dollarësh.
Ndërsa vendin e dytë e zë banda britanike Take That me 224 milionë të fituara nga turneu i këtij viti, ndërsa në vendin e tretë është renditur banda amerikane rock Bon Jovi me 148 milionë dollarë fitime nga biletat e shitura.
Shifra e grumbulluar e fitimeve të 25 top-bandave ka arritur një shifër prej rreth 2 miliardë dollarësh, kjo e ngjashme me vitin 2010.
Friday, 30 December 2011 10:15 