Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 08:30

Moskë – Zjarri që shpërtheu për më shumë se nëntë orë në nëndetësen bërthamore ruse “Ekaterinburg” tani është nën kontroll, deklaruan zyrtarët në Rusi.

Ministri i Emergjencave, Sergei Shoigu tha se zjarri në “Ekaterinburg” është lokalizuar, pas përpjekjeve për ta fundosur pjesërisht anijen dhe se në zjarr nuk ka të lënduar.

Më herët, autoritetet thanë se nuk ka pasur rrjedhje të rrezatimit në këtë lokacion detar, në rajonin Murmansk.

Ata thanë se reaktori bërthamor është mbyllur dhe të gjitha armët e janë hequr nga nëndetësja 167-metërshe.

Nëndetësja bërthamore ishte duke u riparuar, kur struktura e drunjtë që e mbante mori zjarr, i cili u përhap edhe në pjesët e tjera të anijes.

Njëmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit ishin brenda nëndetëses në momentin e incidentit, por të gjithë kanë mundur të evakuohen pa probleme.

“Ekaterinburg” është një nëndetëse e llojit “Delta IV”, e ngjashme me fatkeqen “Kursk”, e cila u mbyt së bashku me më shumë se 100 anëtarë të bordit në vitin 2005.