Romë-Kryeministri italian, Mario Monti ka bërë thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe bindëse për krizën e borxheve në eurozonë. 
Gjatë një konference për shtyp, Monti tha se pavarësisht dy ankandeve të fundit të suksesshme italiane, ai nuk mendon se faza e turbulencave ekonomike ka kaluar.
Ai shtoi se problemet e Italisë në tregje lidhen me vështirësi më të mëdha, në nivel evropian.
Mario Monti zëvendësoi kryeministrin Silvio Berluskoni muajin e kaluar, mes frikës për një kolaps ekonomik. Investitorët tani po presin për hollësi të propozimit të Montit, për të provuar përmirësimin e ekonomisë.
Thursday, 29 December 2011 20:00