Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 19:19

Shkup-Qeveria e Maqedonisë në mënyrë intensive do të vazhdojë me hapat e planifikuara për modernizimin e vendit, por edhe me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme lidhur me problemin rreth emrit që e imponoi Greqia. Njëherazi do t’i kërkojë edhe të drejtat që dalin nga aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të shpallur më 5 dhjetor.

Ky vendim juridik i Gjykatës, siç tha sot kryeministri Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit, nuk mund të kalojë pa çfarëdo lloj pasoje në rrjedhat ndërkombëtare politike, pavarësisht se çfarë hapa do të tërheqin vendet anëtare.

Ai vlerësoi se aktvendimi është mundësi e re për rajonin në drejtim të afrimit drejt BE-së dhe NATO-s, por edhe kundësi e re për Maqedoninë dhe Greqinë që sa më shpejtë ta zgjidhin problemin, fqinji jugor t’i ndryshojë pozicionet e veta.

Kjo çështje, shtoi ai, do të ketë rolin e vet edhe në masë më të vogël do të jetë lehtësuese në bisedimet e mëtutjeshme me Greqinë.

“A mundet apo nuk mundet të pritet optimizëm, është çështje jashtëzakonisht e komplikuar dhe e vështirë sepse nuk varet nga ne. Ajo më tepër është çështje për vendet të cilat duhet t’i tërheqin hapat, duke u nisur nga Greqia, përmes vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe NATO-s. Në masë të madhe prej tyre varet se sa janë të përgatitura ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Hagës dhe t’i lëvizin punët në drejtim të fillimit të negociatave të Maqedonisë për anëtarësim të barabartë në BE”, theksoi Gruevski.

Sipas kryeministrit, Maqedonisë nevojitet fillim i negociatave.

“Dëshirojmë të marrim atë që na takon. Punuam me mund dhe jo rastësisht, tre vite me rashë marrim raport pozitiv nga Komisioni evropian me rekomandim për fillim të negociatave. Ky është rezultat i shumë përpjekjeve të bëra në të kaluarën, që besoj do të respektohet dhe valorizohet nga BE-ja. Jam i vetëdijshëm se Bashkimi Evropian ka parim të solidaritetit lidhur me vendet anëtare, por besoj se ai parim ka kufizime të caktuara kur bëhet fjalë për hapa joparimor të disa vendeve anëtare të cilat largohen nga parimet themelore morale dhe kritereve vlerësuese në të cilat bazohen BE-ja dhe NATO-ja”, potencoi Gruevski.

Asnjëri solidaritet nuk mund të ejtë i pakufizuar. Nuk mund të jetë solidar për dikë që tërësisht nuk ka të drejtë dhe i shkel rregulalt ndërkombëtare, e për atë është dënuar në gjykatën ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim nuk do të ndjellja as pesimizëm e as optimizëm, por të cekja se edhe Qeveria edhe Parlamenti dhe institucionet e tjera vendore duhet të vazhdojnë me përpjekjet për gjetje të mënyrave për tejkalim të këtij problemi, që gjithsesi Maqedonisë do t’i hapë shumë dyer dhe do t’i mundësojë përparim të shpejtë në secilën sferë”, tha Gruevski.

Ai edhe një herë përmendi se politika e kësaj qeverie është të arrihet tek zgjidhja sa më shpejtë të jetë e mundur dhe ajo të jetë e pranueshme nga shumica e qytetarëve në referendum.

Sipas tij, vitin e kaluar dhe deri diku edhe këtë vit, Greqia sikur tregonte shenja se ka interes për ta zgjidhur kontestin edhe pse ato ishin mjaft të ndryshueshme dhe jostabile. Asnjëherë nuk ishim të sigurtë se si qëndrojnë punët. Por, prej qershorit/korrikut të vitit 2011 e deri më sot, Greqia tërësisht u tërhoq nga bisedimet për tejkalimin e kontestit. Edhe ndërmjetësi Nimiç përballej me probleme për realizim të komunikimit të rregullt rreth kësaj çështjeje.

“Fqinji ynë, duket sikur po luan në kartën që në disa vende të BE-së paraprijnë zgjedhjet. Kjo po demonstrohet përmes refuzimit të takimeve dhe qëndrimit në pozicionin radikal, duke treguar se politikat që po zhvillohen atje nuk janë në drejtim të tejkalimit të shpejtë të problemit, por përkundrazi, janë për shtyerje dhe ripozicionim të tij”-vijoi Gruevski.

Maqedonia që para tre viteve i ka plotësuar kushtet, i ndërmori të gjitha obligimet për anëtarësim në NATO, por akoma nuk e ka marrë të drejtën për atë. (LajmeShqip.com)