Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 17:54

Damask- Forcat siriane të sigurisë   kanë vrarë edhe 14 persona, në prag  të vizitës së sotme  të vëzhguesve të Ligës Arabe  në rajonet të cilat vlerësohen si vatër  e fuqishme opozitare e regjimit sirian, kumtoi  grupi për mbrojtjen  e  të drejtave të njeriut.

Mes të vrarë është  edhe një fëmijë pesëvjeçar, i cili pësoi  në  rajonin Homs kur ushtarët e regjimit të kryetarit Bashar Al Asad  hapën zjarr ndaj demonstrueseve të paarmatosur  dhe vranë  të paktën gjashtë persona.

Dje në përleshje të ndryshme të ushtrisë dhe demonstruesve janë vrarë  të paktën shtatë ushtar, katër  pjesëtarë të forcave të Bashar dhe tre dezertorë.

Në kumtesën e organizatës siriane për të drejtat e njeriut  me seli në Britaninë e Madhe  përmendet se  mbikëqyrësit  e Ligës Arabe  duhet sot t’i vizitojnë  fshatrat  veriore  Idlib, Hama dhe Drea  në jug  të vendit,  ku shpërthyen protestat prodemokratke  ende  nga mesi i marsit.