– Brënda një viti, ku nga dëbimi i një ferme për xhirimin e pozave seksuale, ajo ka kaluar në ikonën më seksi të reklamimit të veshjeve bikini. Sipas një sondazhi të bërë nga revista e famshme amerikane Advertising Age, 23-vjeçarja Rihanna është shpallur ikona më seksi me pozimet e saja për veshjet intime të Armanit.
– Menjëherë pas saj, vendin e dytë e ka zënë e mrekullueshmja Miranda Kerr, e cila vetëm pak javë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj, ka pozuar për veshjet intime të ‘Victoria’s Secret’. Shfaqja e saj pas lindjes, me një bark të sheshtë si asnjëherë më parë, i ka mahnitur të gjithë duke i lënë përshtypjen sikur ajo nuk ishte shkëputur asnjëherë nga pasarela!
– Ndërsa modelja britanike Kate Moss, që vjet zinte vëndin e parë, me pozimet topless për linjën italiane të veshjeve Liu Jo, ka zënë vëndin e tretë në këtë klasifikim.
– Vëndin e katërt e ka zënë supermodelja braziliane Gisele Bundchen, edhe ajo një modele që i është kthyer sërish sfilatave vetëm dy vjet pasi u bë nënë, duke pozuar për linjën ‘Hope’.
– E dashura e futbollstit portugez Ronaldos, Irina Shayk ka zënë vendin e pestë të këtij klasifikimi nëpërmjet pozimeve me bikinët e plazhit të linjës ‘Luli Fama’.
– Modelja magjepse dhe nëna e katër fëmijëve Heidi Klum është renditur në vendin e gjashtë vetëm nëpërmjet promovimit të projektit të saj televiziv ‘Project Runaway’.
– Dikur ajo ishte kukulla e Baywatch… Pamela Anderson ka zënë vendin e shtatë me pozimet e saj për linjën ‘Secrets In Lace’.
– Modelja Lily Aldridge, e martuar me rrokerin e ‘King of Leon’ Caleb Followill, ka zënë vëndin e tetë me pozimet e saj për ‘Victoria’s Secret’.
– Modelja braziliane Bar Rafaeli ka zënë vendin e nëntë me prezantimin e veshjeve intime të linjës ‘Passionata’.
– Ndërsa vëndin e dhjetë e ka zënë modelja amerikane Kate Upton me fushatën e saj për Jenna Leigh Lingerie. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 December 2011 15:45 



