Këngëtari anglez Robbie Williams, megjithëse i martuar me super modelen seksi Ayda Field, në një intervistë radiofonike në Angli është shprehur pa druajtje se me Brad Pittin do të shkonte në shtrat edhe falas.
I ftuar në radion Rudebox ai ka rrëfyer dëshirat e tij të hershme:
“Një herë e një kohë në rininë time, kam qenë shumë i tërhequr nga prezantuesja televizive Carol Vorderman dhe këngëtarja Lulu. Kam patur shumë dëshirë ta provoja seksin me to. Ndërsa për Brad Pittin… do e kisha bërë falas!”
Ndër të tjera ai ka treguar se momenti më i turpshëm në karrierën e tij ka qenë kur gjatë një koncerti ai po e ftonte audiencën me insistim që të çohej në këmbë, pa e kuptuar që të gjithë admiruesit e tij të pranishëm ishin invalidë me karrocë.
Williams dhe Ayda kanë shprehur edhe dëshirën që gjatë vitit të ardhshëm t’ia nisin përpjekjeve për t’u bërë me fëmijë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 December 2011 15:00 