Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Ceku duke vlersuar punën dhe arritjete e FSK-së tha se vitit 2011 do të mbahet mend si vit kur FSK-ja ka arritur kapacitetet e plota operacionale. 
Ceku vlersoi lartë marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit me shtetet e rajonit, pjesëmarrjen e FSK në takime ndërkombetare, ku FSK-ja është pranuar si partnere ushtarake.
“Do të mbahet mend si vit kur është hartuar strategjia e FSK-së ku ne si ministri jemi legjitimuar si ministri e mbrojtjes dhe FSK-ja është pranuar nga partneret tanë si pratnere ushtarake, sepse ne jemi ulur ne nje tavolinë me te gjithë ministrat e mbrojtjes, shtabet e mbrojtjes dhe kemi nenshkruar marrëveshje me shume vende te rajonit”-u shpreh Çeku.
Ministri Çeku po ashtu paralajmëroi se FSK në vitin 2012 do ta ketë një uniformë tjetër ushtarake, e cila është unike dhe e cila do të dallojë nga uniformat e vendeve tjera. Ai nuk dha detaje se si do të duket uniforma e re e FSK-së, por vetëm bëri të ditur se kjo tashmë është përcaktuar dhe dizajnuar.
Sekretari i përhershëm në Ministrinë e FSK-së Shkelzen Syla mohoi që Gjermania të ketë ënë embargo ndaj FSK-së për armet, të cilat tashmë janë blerë nga Gjermania por ai tha se pritet aprovimi nga Bundestagu gjerman që të japë licencën për transportin e armëve.
Wednesday, 28 December 2011 21:25