Paris – Për 60 sekonda Googel i përgjigjet rreth 700.000 kërkesave për kërkim, shkarkohen rreth 600 video në You Tube, publikohen 500.000 komente në FaceBook, shkëmbehen mbi 90.000 tweete, dërgohen 168 milionë e-mail-e, 232 kompjuterë preken me virus dhe dy milionë persona shikojnë filma porno…
E gjithë kjo ndodh në internet për vetëm 60 sekonda, që vetëm flet për shkëmbimin e paimagjinueshëm të informacioneve përmes këtij rrjeti, thekson Go-Gulf.com.
Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat janë dixhitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje.
Vetëm në FaceBook, shfrytëzuesit e tij çdo muaj shtojnë rreth 30 miliardë dokumente të reja. Tani më nuk llogariten në mega, giga ose në tetra-bajtë, por në zetabajtë (1.099.511.627.776 gigabajtë).
Kjo është kaq abstrakte që nuk mundet as të imagjinohet. Që t’u ndihmojë lexuesve të vet “Figaro” sqaron se ky numër përputhet me gjysmën e rrugës që e ndërlidh planetin Tokë me planetin mars me kompakt disqe.
Vërshim i vërtetë nga të dhënat krijon sfida të reja për mënyrën e menaxhimit me këto informacione, sepse ato janë rezervuar i madh i njohjes, njëkohësisht të dobishme dhe të vështira për shfrytëzim. Të gjitha kompanitë e mëdha informuese e kanë vendosur si prioritet menaxhimin me këto të dhëna, vetëm IBM ka investuar në këtë drejtim dhjetëra miliardë dollarë.
Kjo flet mjaft, sepse tani kur kërkojmë në internet, vërejmë se gjithnjë e më vështirë është që të gjendet informacion i mirë në kohë të vërtetë.
Thursday, 29 December 2011 09:00 