Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 20:00

Betlehem – Priftërinj rivalë, të cilët çdo vit në ditën e sotme, në mënyrë rituale e pastrojnë Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, të ndërtuar në vendin ku sipas krishterimit, besohet se ka lindur Jezus Krishti, sot u rrahën gjatë këtij rituali.

Në rrahje morën pjesë edhe priftërinj ortodoks grekë, të cilët së pari i kanë bërtitur njëri-tjetrit, e më pas edhe janë goditur me fshesa.

Priftërinjtë e kanë pastruar kishën para festës së Krishtlindjeve ortodokse dhe nuk ka qenë hera e parë që janë rrahur kështu. E njëjta ndodhi edhe gjatë viteve të kaluara, sepse që të dy denominacionet kontrollojnë një pjesë të kishës dhe e ruajnë me kujdes.

Rrahja shpërtheu kur të dyja palët janë akuzuar ndërmjet vetes se kanë kaluar në territor të huaj.

Forcat palestineze të sigurimit e kanë ndërprerë rrahjen në të cilën askush nuk është lënduar seriozisht.