Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 19:00

New York – Çita, shimpanzeja që ka patur rolin e famshëm në filmin e parë legjendar të Tarzanit në vitet e 1930-ta, ka ngordhur në moshën 80 vjeçare si pasojë e kolapsit të veshkës.

Strehimorja e kafshësh në Florida, tek e cila Çita ka qëndruar që nga vitet ’60-të, raportoi se Çita ka ngordhur më 24 dhjetor.

Çita është shfaqur përkrah Tarzanit, në seritë ku luante aktori Xhon Ueismyller, i cili pati marrë medalje të artë në not, në Olimpiadën amerikane.

Çita në moshën e saj të avancuar, sipas punëtorëve të shtëpisë strehuese, pëlqente pikturimin dhe shikonte shumë futboll. Ajo po ashtu pëlqente të shihte njerëzit duke qeshur.