Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 14:54

Tiranë- Qeveria vendosi sot për miratimin e Planveprimit Kombëtar “Për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të veprave të artit e të kulturës”. 

Në njoftimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave thuhet se ky vendim u mor pas propozimit të ministrit të Brendshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe institucionet e tjera shtetërore, të ngarkuara me detyra sipas këtij planveprimi.