Londër – Reperi i famshëm amerikan gjatë vitit të fundit ka qenë një vizitor i shpeshtë i Anglisë, por më së fundi ka vendosur që të zhvendoset provizorisht në Londër, dhe kjo për një qëllim vërtetë fitimprurëse për karrierën e tij. Miliarderi 34 vjeçar i është përkushtuar pasionit të tij të ri, stiluesit të veshjeve për femra.
Në Londër ai do t’i përkushtohet linjës së tij, të cilën planifikon që ta promovojë në javën e modës të Parisit, e parashikuar për në muajin mars.
Prezantimin paraprak të linjës së tij, ai e bëri në muajin tetor, ndaj së cilës pati opinione nga më të ndryshmet. Linjës së veshjeve të stiluara ai i ka vënë emrin e mamasë së tij DW, Donda West. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 December 2011 14:15 
