Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 13:47

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka privilegjin që është zyrtari i fundit, i cili me para të buxhetit të Kosovës ka blerë veturë zyrtare të tipit “Mercedes”.

Kjo për faktin se gjiganti gjerman dhe botëror i automobilave “Mercedes” ka vendosur që prej muajit të ardhshëm mos t’i shesë vetura qeverisë së Kosovës.

“Babai” i veturave luksoze në botë e ka marrë vendimin për faktin se Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, të cilën gjë e konfirmon edhe “Transparency International”.

Sipas kësaj të fundit, shteti më i ri në Evropë radhitet në vendin e 112, që do të thotë se konsiderohet si një vend me nivel të lartë të korrupsionit, duke u vendosur kështu në një grup me shtetet si: Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami.

Burimet e sigurta të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se përfaqësuesit e autorizuar të Mercedesit” në Kosovë nuk mund t’iu shesin vetura institucioneve të Kosovës, nëse këto të fundit shpallin tenderë publikë për blerje të veturave të këtilla…