Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 12:18

Rihanna ka publikuar klipin e ri të saj “You Da One”, dikur të kënduar edhe nga Michael Jackson. Por ta shohësh atë në klip, edhe kënga merr krejtësisht një ngjyrë të re me praninë e saj. Çdo gjë që ajo bën është provokuese.

Sikurse edhe klipin e mëparshëm “We Found Love”, edhe këtë klip ajo e ka xhiruar në Londër, por në skenën e tij ka qenë e pranishme vetëm ajo. Klipi bardh-e-zi është xhiruar në pjesën e Londrës lindore.

Kanë mjaftuar vetëm pesë ditë të publikimit të tij, dhe klipi ka fituar më shumë se 9 milion klikime. (LajmeShqip.com)