Xhakartë – Tym të dendur dhe gurë hodhi mbrëmë një vullkan në lindje të Indonezisë, ndërsa material i fortë vullkanik binte mbi fshatrat dhe rrethinën, duke i marrë jetën katër personave, dy prej të cilëve ishin dy fëmijë 7 dhe 10 vjecar.
Rreth një mijë njerëz, të cilët jetojnë në shpatet e malit, u detyruan t’i lëshojnë shtëpitë për shkak të aktivizimit të vullkanit Gamamla në ishullin indonezian Moluka.
Zëdhënësi i Qeverisë indoneziane, Jusuf Sunja tha se shirat e rrëmbyeshëm disa ditorë kanë shkaktuar hedhjen e gurëve dhe përmbajtje të tjera të imëta të vullkanit, të cilat mbrëmë ranë mbi fshatrat në afërsi. Sunja thesksoi se katër njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve në kokë apo frakturave.
Wednesday, 28 December 2011 11:17 