Ohajo – Torta e vjetër 70 vjeçare është shitur në një ankand me qëllime bamirësie në shtetin amerikan Ohajo.
Sipas gazetës Hafington-post, blerësi i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka dhënë 525 dollarë për këtë ëmbëlsirë të gatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse e vjetër 70 vjeçare torta ka ruajtur formën dhe konsistencën e vet falë paketimit hermetik që ka pasur.
Data në ambalazh tregon se ëmbëlsira ishte gatuar në vitin 1941 dhe se për shkaqe të paditura ishte kthyer në shitore.
Menaxheri i shitores tortën e kishte dërguar në shtëpi dhe aty bashkë me të birin e gjetën shumë vite më pas gjatë rinovimit të bodrumit.
Paratë nga shitja e “tortës historike” ai ia ka dedikuar të pastrehëve në Ohajo.
Tuesday, 27 December 2011 15:30 

