Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 14:20

Shumica e femrave i urrejnë flokët e tyre, ose të paktën kërkojnë të kenë një look tjetër.

Brunet mundohen të hapin ngjyrën e flokëve të tyre, ndërsa biondet dëshirojnë ta errësojnë ngjyrën e flokëve. Femrat që i kanë flokët e drejta dëshpërimisht kanë dëshirë t’i kenë kaçurrela, dhe ato që i kanë kaçurrela i dëshirojnë të drejta.

Sot do t’ju japim disa këshilla se si t’i mbroni flokët tuaj gjatë proçesit të drejtimit të tyre. Kohët e fundit po përdoret shumë metoda Japoneze e drejtimit, përdorimi i disa kimikateve, produkte që të mundësojnë drejtimin e flokut për gjashtë muaj. Gjithashtu përdoren edhe piastrat për drejtimin e flokëve pasi është mënyra më ekonomike; po ashtu dhe një tjetër mënyrë është drejtimi i flokëve me tharëse dhe me krehër.

Duhet të tregoni shumë kujdes pasi pas gjithë këtyre proçeseve, floku juaj dëmtohet tepër. Kështu që ajo që ju rekomandojmë ne është të përdorni shumë maskat natyrale. Produktet që janë në formë e spërkatësve, për përdorim përpara se t’i drejtoni flokët tuaj, janë të domosdoshme. Duke patur parasysh dëmtimin që i shkaktoni flokëve, sa më pak t’i drejtoni ata, aq më mirë është. (LajmeShqip.com)