Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 11:45

Durrës- Forcat e Policisë së qarkut të Durrësit, në bashkëpunim me ato portuale kanë bllokuar mbrëmjen e kaluar një kamionçinë me rreth 800 kg cannabis sativa, teksa përgatitej të udhëtonte me traget drejt Italisë.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në se droga u gjet në automjetin kamionçinë me targë AA 708 CC, e drejtuar nga Redi Furrxhi. Forcat e policisë sekuestruan mallin që kishte si destinacionin portin e Barit (Itali) dhe arrestuan drejtuesin e automjetit Redi Furrxhi, banues në Durrës.

Burimet bënë të ditur se hollësi të tjera rreth këtij operacioni do të jepen gjatë ditës së sotme. (LajmeShqip.com)