Bagdad – Organizata “Shteti islamik në Irak”, e cila është e lidhur me Al Kaedan, ndërmori përgjegjsinë për serinë e sulmeve në Bagdad më 22 dhjetor, në të cilat jetën e humbën gjithsej 69 persona.
Në kumtesën e publikuar në Internet mbrëmë vonë, grupi theksoi se sulmet janë kryer në shenjë të mbështetjes për sunitët, të cilët ndodhen në burgje dhe në përkujtim të atyre të cilët u ekzekutuan.
Cak i sulmeve të koordinuara ishin tregjet, dyqanet e ushqimit, objektet hotelierike dhe ndërtesat qeveritare në më shumë se 10 qarqe, kryesisht të banuara me shiitë.
Dhuna e javës së kaluar ishte më e përgjakura pas tërheqjes së plotë të forcave amerikane nga Iraku këtë muaj.
Tuesday, 27 December 2011 10:50