Majami – Një kirurg dhe teknik mjekësor nga klinika amerikane Majo, humbën jetën në fatkeqësinë që ndodhi kur helikpteri me të cilin transferonin zemrën për transplantim, u rrëzua në veri të Floridës.
Në këtë fatkeqësi humbi jetën edhe piloti i helikopterit, me të cilin zemra duhej të transportohej nga Xheksonvili për në spitalin Geinsvil të universitetit në Florida, rreth 100 kilometra në pjesën jugore.
Pacienti tani përsëri është në listën e pritjes për organ të ri.
Tani për tani nuk ka informata për shkaqet e fatkeqësisë së helikopterit. Shërbimi meteorologjik ndërkombëtar në Xheksonvil kumtoi se në atë rajon ka pasur mjegull të dendur.
Tuesday, 27 December 2011 10:10