Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 09:51

Suksesi i aktores kosovare, Arta Dobroshi pritet që vitin e ardhshëm t’i thyej kufijtë evropian të famës së saj në ekranin e madh. Një listë e publikuar së fundmi në sajtin më të njohur që njihet si “çerdhja” e kinematografisë botërore, IMDB (The Internet Movie Database) e nxjerr aktoren kosovare si një nga 21 aktorët e rinj, të cilët gjithsesi duhet t’i prezantohen audiencës amerikane.

 

Arta e cila viteve të fundit njihet për rolet e saj në filmin “Heshtja e Lornës” dhe “Baby” në listën e titulluar “Most Beatiful and Talented Actors That Need To Be Introduced to American Audicences” (Aktorët më të bukur dhe të talentuara që duhet të prezantohen tek audienca amerikane) zë vendin e katërt.

Ka qenë pikërisht roli i saj në filmin “Heshtja e Lornës” që e ka bërë Artën të njohur në gjithë Evropën. Modeli dhe aktori Jon Kortajarena, aktori Elodie Young, pastaj aktori Sam Mounier e Aure Atika përbëjnë top 5-shen e aktorëve më të mirë.

Suksesi i Arta Dobroshit nuk mbaron vetëm me hyrjen në këtë listë. Aktorja, e cila së fundmi ka publikuar lajmin se do të bëjë një film të ri në Kosovë të titulluara “Mitrovica”, ka hyrë edhe në lista të tjera. Ajo është në mesin e aktoreve më të mira të të gjitha kohërave të territorit të ish-Jugosllavisë dhe në listën e  aktoreve më të mira të kinemasë frënge për gjatë viteve 2000-2011.

Kësisoj Arta e ka të sigurt që vitin e ardhshëm më së largu do të shkelë Hollywood-in me njërin nga filmat. Filmi i saj dhe i të dashurit të saj Daniel Mulloy, “Mitrovica” ka hyrë në festivalin “Sundance” përkatësisht në formatin e skenarëve. (LajmeShqip.com)