New Delhi – Më shumë se 40 pacientë kanë vdekur për shkak të grevës së mjekëve në shtetin federal të Indisë, Raxhastan.
Qeveria e shtetit Raxhastan urdhëroi arrestim e 390 mjekëve dhe pezullimin edhe të 40 të tjerëve, pasi që nuk e kanë plotësuar detyrën e tyre për t’i ofruar ndihmë qytetarëve.
Në Raxhistan janë mbledhur mbi 10.000 mjekë të cilët janë të pakënaqur nga kushtet e punës dhe përparimi në spitalet shtetërore, të cilat u ofrojnë ndihmë shtresave më të varfra të shoqërisë.
“Në vend të rritjes së pagave Qeveria ka sjellë të shtunën 373 mjekë ushtarakë, ndërkohë që edhe një mijë do të vijnë gjatë ditës,” deklaroi profesori i Fakultetit mjekësor në Xhaipur dr. Llokendra Sharma.
Qeveria i tërhoqi mjekët nga stacionet hekurudhore, shërbimi ushtarak dhe angazhoi mjekë të dalë në pension, si dhe mjekë nga sektori privat, të cilët kanë punuar pranë shërbimeve të ndihmës së shpejtë.
Monday, 26 December 2011 21:00