Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 18:00

Pekin – Gjykata në pjesën jugore të Kinës dënoi sot veteranin mes disidentëve Çen Si (Chen Xi) me 10 vjet burg për shkak të veprimtarisë subversive, deklaroi bashkëshortja e tij.

Ky është një nga dënimet më të vështira për akuzë politike që mbas dënimit të fituesit të Çmimit Nobël, Liu Siaobo përpara dy viteve.

“Gjykata në Gjuijang me proces të shpejtë solli aktvendim se Çeni është fajtor për shkak të ‘nxitjes së urrejtjes kundër autoriteteve shtetërore’, duke theksuar se ai ka merituar dënim të rëndë prej dhjetë viteve me burg”, tha bashkëshortja e tij Xhang Çunsuan (Zhang Qunxuan).

Ajo sqaroi se gjykatësi ka vlerësuar se “ky është krim i rëndë që shkakton pasoja malinje”.

“Kur gjykata e kumtoi vendimin, Çen Si tha se ai do ta respektojë vendimin dhe nuk do të ankohet, po insistoi se është fajtor”, shtoi Xhang.

Çen Si (57) u dënua për shkak të 36 shkrimeve ku kritikohet Partia Komuniste në pushtet, të cilat ai i ka publikuar në një faqe kineze interneti në vendet e huaja.