Veriu mbetet prap në duar të grupeve kriminale, ku nuk ka rend as ligj dhe nuk zbatohet asnjë marrveshje që është arrituar në mes Prishtinës dhe Beogradit, kohë më parë në Bruksel.
Marrveshja sa i perket kontrollit të përbashkët të kufirit nuk ka gjetur zbatim në dy pikat doganore në veri të Kosovës.
Të hënën dy pikalimet kufitare në veri të Kosovës ajo G 1 në Jarinje të Leposaviçit dhe G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut edhe pse janë të lira për qarkullim, në këto pika nuk ka kaluar asnjë automjet dhe se marrveshja për kufirnë që është arritur në Bruksel nuk gjejnë zbatim.
Të gjitha makina dhe kamionët me peshë deri në 7 ton që mësyjnë Serbinë përmes veriut të Kosovës kalojnë në rrugë ilegale-alternative, duke shmangur rrugët zyrtare. Ndërsa për të ahstuquajturat struktura paralele të Serbisë në Kosovë, një udhëzim i tillë se e quajnë atë marrveshje të pa pranueshëm.
Udhëzimi i qeverisë së Serbisë për lirinë e qarkullimit në kalimet administrative me Kosovën është i papranueshëm për serbet e Kosovës, kanë thënë të ashtuquajturit përfaqësues të serbve të veriut të Kosovës.
Sipas tyre udhëzimi ka shkaktuar dëmë të mëdha serbëve që jetojnë në Kosovë dhe ne me këtë nuk pajtohemi”-ka thënë i ashtuquajturi kryetari i komunës së Mitrovicës së Kosovës, Krstimir Pantiç. Sipas tij nuk ekziston bazë ligjore që udhëzimi të hyjë në fuqi.
“Është obligimi ynë të themi se ajo për ne është e pavolitshme dhe me të nuk pajtohemi, barrikadat në veri të Kosovës do të mbeten ende nëpër rrugë”-ka deklaruar ai.
Në anën tjetërë edhe i ashtquajturi n/kryetar i Kuvendit të komunave dhe bashkësive serbë të Kosovës, Marko Jakshiç ka theksuar se barrikadat do të mbesin në rrugë dhe nuk do të largohen.
Jakshiç ka kritikuar ashpër Ministrin Bogdanoviç duke theksuar se serbët ende nuk e kanë parë marrveshjen dhe se nuk dinë se ç’ka përmban ajo. Gjithashtu grupet kriminale serbe që kanë përkrahjen e Qeverisë së Beogradit, janë duke ruajtuar barrikadat në bazë të orarit të caktuar nga shtabi serb i krizës.
Monday, 26 December 2011 14:19 