Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 13:35

Moskë-Vladimir Putin nuk trembet nga protestat pavarësisht se të premten qindra mijëra vetë zbritën në Moskë në protestën më të madhe që pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.

“Kryeministri ka ende mazhorancën në Rusi”-ka deklaruar zëdhënësi I Putin Dmitri Peskov. Sipas tij, qoftë si politikan qoftë si kandidat për president, Putin ka gjithnjë mbështetjen e shumicës.

Zëdhënësi i kryeministrit shtoi se Putin nuk ka rival si kandidat për garën presidenciale të 4 marsit 2012, ku do të kërkojë një mandat të tretë presidencial.

Në të parin mandat, në vitin 2000 ai fitoi gati 53 % të votave, ndërsa në 2004-ën mbi 70 %. Megjithatë sipas sondazheve të momentit, popullariteti i tij është poshtë 50 %-shit, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një raundi të dytë.