Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 13:25

Thonë se nëna dhe vajza janë shoqe të ngushta, dhe kjo është një shprehje që i përshtatet shumë Katie Holmes dhe bijës së saj Suri Cruise.

Që të dyjave ju pëlqen të dalin për të bërë pazar, të vishen moderne dhe pse jo… të eksperimentojnë edhe me veshjet më të bukura për të krijuar stile unike!

Ne do ju paraqesim disa nga momentet më të veçanta që ato kanë kaluar bashkë në sy të publikut.

– Të dyjave, nënë e bijë, ju pëlqen veçanërisht ngjyra blu e errët. Në foto Katie është veshur me ngjyrë blu, po ashtu si edhe Suri.

– Bëmë mama të të ngjaj! Gjatë një shëtitjeje në Manhattan, Suri ka veshur një fustan në ngjyrë rozë. Dhe jo më larg qëndron nëna e saj e veshur me një stil që të përshtatet edhe me atë të vogëlushes së saj.

Në fotografi shihet qartë se në çdo veshje Suri dhe Katie vishen bukur dhe dashuria e tyre për modën është shumë e madhe, sikurse për njëra-tjetrën që janë bërë edhe të pandashme.