Bruksel – Vendosja e ndalesës së plotë për pirje të duhanit në vende publike në Belgjikë nga korriku shkaktoi mbylljen e 2005 kafeneve, njoftuan mediat belge.
Në qoftë se muajt e vjeshtës nuk do të ishin aq të ngrohtë, numri i kafeneve të mbyllura do të ishte më i madh, komentojnë mediat.
Pronarët e kafeneve kërkojnë nga autoritetet ta ulin TVSH-në për ushqim dhe pije deri në gjashtë përqind, duke kompensuar në këtë mënyrë humbjet. Duket se qeveria nuk u ka dalë për ndihmë duk qenë se ndërmori hapa të tjerë për rritjen e disiplinës buxhetore dhe grumbullimin e më shumë të ardhurave tatimore, thuhet në raportet e mediave lokale.
Monday, 26 December 2011 12:42 