Vindhuk – Topi misterioz i metalit që para pak kohësh ra në Namibi është rezervuar për hidrazin, që shpesh përdoret për lëshimin e satelitëve, tregoi hetimi i NASA-s amerikane dhe Agjencisë kozmike evropiane.
Para pak kohësh policia në Namibi gjeti një top metali të rëndë, pothuajse gjashtë kilogramë dhe me këtë rast në hetim u inkuadruan agjencia kozmike amerikane dhe evropiane.
Topi peshon 5,8 kilogramë dhe ka diametër prej 35,56 centimetra, dhe është rezervuar për hidrazin.
#########
23 Dhjetor 2011
Namibi – Topi i metaltë, i rëndë gjashtë kilogramë, me diametër 35 centimetra, me prejardhje të panjohur, është gjetur afër një fshati në veri të Namibisë, rreth 750 kilometra larg kryeqytetit Windhoek.
Sipas Paul Ludik, shef i sektorit të mjekësisë ligjore, fshatarët dhe policia nga stacioni më i afërt dëgjuan disa eksplodime jo shumë të forta në një largësi prej rreth tri kilometra, ndërsa pesë ditë më vonë në atë vend gjetën objektin e metaltë.
Sipas tij, sfera është e plotë dhe përbëhet nga dy gjysma që ngjiten. Është zbuluar 18 metra larg pikës ku kishte goditur tokën, duke shkaktuar një krater rreth 33 centimetra të thellë dhe rreth 4 metra të gjerë.
Kjo sferë është analizuar me kujdes javët e fundit. Pasi autoritetet e Namibisë nuk mundën të sqarojnë prejardhjen e saj, tash është angazhuar edhe agjencia hapësinore amerikane NASA dhe agjencia evropiane e hapësirës ESA. “Ekziston mundësia që ky objekt i rrumbullakët, i cili ra në Namibi, vjen nga ndonjë fluturake hapësinore,” tha Ludik.
Monday, 26 December 2011 09:50 