Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 09:29

Dallas – Shtatë persona, për të cilët supozohet se janë familjarë, janë gjetur të vrarë nga armë zjarri në Krishtlindje, në një banesë në rajonin e qytetit amerikan Dallas.

Policia supozon se midis të plagosurve katër gra dhe tre burra është edhe vrasësi.

“Besojmë se personi i cili ka shtënë ndodhet midis të pësuarve. Tani për tani nuk jemi në kërkim të një personi, i cili eventualisht është kryerës i krimit dhe është në arratisje”, deklaroi përfaqësuesi i policisë lokale Robert Eberling.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa kanë qenë të moshës prej 18 deri 60 vjeçare.