Tiranë- Libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj janë botuar këtë javë duke ju shtuar stendave të librarive në kryeqytet.
“Steve Jobs, njeriu që ndryshoi botën” nga Stay Hungry, Stay Foolish. Saga e Stiv Xhobsit është miti i krijimit me germa të mëdha në Luginën Silikon: nisja në garazhin proverbial dhe kthimi i tij në një kompani shumë të vlefshme të botës.
Ai nuk shpiku shumë gjëra drejtpërsëdrejti, por ai ishte një mjeshtër i organizimit të ideve, artit dhe teknologjisë, me mënyra që shpiknin vazhdimisht të ardhmen. Libri është botuar nga “Tirana Times” dhe kushton 500 lekë.
“Mbi udhëtimet në kohë”nga Czeslaë Milosz. Ky është libri i poetit të njohur polak Czeslaë Milosz, i cili u detyrua të largohej nga vendi i tij e të kërkonte azil politik në Francë, ku qëndroi deri sa i ofruan punë si pedagog në Amerikë, ku jetoi dhe punoi në vazhdim.
Në librat e tij ai ka shkruar refleksionet për Partinë Komuniste dhe mënyrat se si totalitarizmi sovjetik arrinte të hynte në mendjet e njerëzve dhe të manipulonte parimet bazë të tyre. Libri është një botim i “Papirus” dhe kushton 900 lekë.
“Thjesht fqinj” nga Mag Gabot është një libër që ka në qendër një histori dashurie, gënjeshtrash dhe keqkuptimesh me e-maile.
Gazetarja Mel, që sapo ka filluar punën, është sinqerisht e habitur që heroi i skandaleve të kronikave mondane, donzhuani, plejboi, çapkëni dhe fotografi i revistave me shkëlqim, në jetë del ndryshe. Për të ai është i mençur, fisnik dhe tepër joshës. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 December 2011 08:00