Lajme Shqip Sunday, 25 December 2011 16:34

Prishtinë-Shefja e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri vlerësoi se të gjitha pesë vendet-anëtare të BE-së, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën, këtë do të bëjnë këtë në të ardhmen.

“Jam e sigurt se pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do ta bëjnë këtë në të ardhmen dhe do të kuptojnë realitetin e ri të Ballkanit, se ekzistojnë shtatë shtete që kanë dalë nga ish-Jugosllavia”, deklaroi Tahiri për gazetën turke “Zaman”.

Vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjatë vendimeve në samitin e fundit të BE-së të cilat e ofrojnë Kosovën deri te Bashkimi Evropian, votuan në dobi të saj. Këto janë shenjat e para se ato do të lëvizin drejt njohjes së saj”, theksoi ajo.

Në pyetjen nëse Kosova do ta vazhdojë dialogun, nëse Serbia nuk i respekton marrëveshjet e arritura deri më tani, Tahiri deklaroi se Kosova është e përkushtuar në dialog dhe në bashkëpunimin rajonal.

“Ne besojmë se e ardhmja e rajonit është dualogu dhe bashkëpunimi. Megjithatë, atë që duam ta shohim është BE-ja, si ndërmjetëse në dialogun të realizojë përparim me ndihmën e diplomacisë dhe anulimin e kandidaturës për anëtarësim në BE”, theksoi Tahiri.

Shefja e ekipit negociator të Kosovës theksoi se për integrimin evropian, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë nevojitet kohë.