Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 19:28

Elbasan- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka komentuar sërish përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke ripërsëritur qëndrimin se ishte një kthim në të kaluarën.

Ai e cilësoi rastin Islami si një preçedent i pazakontë, ndërsa përsa i takon aderimit të Kastriot Islamit në LSI Meta e la të hapur mundësinë.

Ndërkohë Meta, gjatë pjesëmarrjes në një festë të grave në Elbasan, e ka cilësuar zgjedhjen e kryetarit të KLSH-së si edhe Avokatit të Popullit si një sukses i kompromiseve të politikës shqiptare këtë fundvit.

Gjatë këtij takimi festiv Meta ka reaguar në lidhje me garën për presidentin e ri që do të zhvillohet në vitin 2012, duke deklaruar se “forca politike që ai drejton nuk është pjesë e spekulimeve politike dhe nuk do të jetë pjesë e tyre”, duke shtuar se “LSI do jetë pjesë e zgjedhjes në politikë”. Ndërkohë, duke bërë edhe një bilanc të këtij viti politik, ai tha se “2011 ka qenë viti i rritjes së LSI”. (LajmeShqip.com)