Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 09:00

Athinë-Zbutet disi qëndrimi i opozitës greke ndaj qeverisë së Lukas Papademos duke dhënë sinjale positive drejt miratimit të reformave të nevojshme për ristrukturimin e borxhit.

Opozita, vecanërisht partia Demokracia e Re, ka insistuar shumë kohët e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 19 shkurt duke komplikuar përpjekjet e Papademos për të arritur një marrëveshje mbi planin e shpëtimit prej 130 miliard eurosh.

Por pas një takimi mes kryeministrit Papademos dhe liderit të Demokracise se Re, Antonis Samaras, një zëdhënës i partisë deklaroi se qeveria duhet të lejohet të perfundojë reformat duke mos përmendur asnjë datë zgjedhjesh.

Po dje Papademos u takua edhe me liderin e partisë Laos, Karaxhaferis i cili theksoi se Papademosit duhet ti jepet më shumë kohë për të qeverisur.

“Situata është tepër serioze dhe nuk jam i sigurt nëse të gjithë e kanë kuptuar këtë. Por data e zgjedhjeve duhet vendosur në bashkëpunim mes tre partive. Do ta lëmë popullin grek të ketë një Krishtlindje të qetë, por pas festave nevojiten vendime të rëndësishme”-tha Karaxhaferis. (LajmeShqip.com)