Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 10:00

Tiranë-Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi mbrëmë se Kastriot Islami, u përjashtua pasi kundërshtoi vendimin politik të grupit parlamentar të PS, për të votuar kundër kandidaturës së KLSH-së.

Gjatë një emisioni televiz, kreu i selisë rozë sqaroi arsyet e largimit të deputetit Kastriot Islami nga selia rozë ndërsa theksoi se “ka gjithmonë një shanc të dytë që i lë mundësi gjithë secilit për të përfitur nga shanci i dytë”.

Rama theksoi se nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e Islamit me deputetë të tjerë të PS-së, që kanë votuar apo bojkotuar.

“Pas votimit për Guvernatorin të Bankës së Shqipërisë, grupi parlamentar i PS-së, ka bërë një mbledhje serioze dhe me bindjen se është momenti për të filluar në një ore zero dhe për të lënë pas gjithë këtë vijëmsi jo normale, që ka qënë e lidhur me arsye që nuk kanë qënë të njëjta mes nesh, dhe është rënë dakort që këtu e mbrapa, do të bindemi bashkarisht njëri-tjetrin për domosdoshmërinë e një respketi ndaj vendimit të shumicës. Kur është marrë vendmi politik, për të kundërshtuar kandidaturën e KLSH-së, është thënë qartë se prania e votës kundër, janë detyrim i çdo deputeti. I vetmi që e theu këtë vendim politik, pa asnjë arsye të justifikuar është Islami që vendosi të largohej nga grupi parlamentar i PS-së’, sqaroi kryesocialisti.

Gjithashtu, Rama shtoi se “është fyerje për PS-në që të identifikosh Kastriot Islamin me lëvizjen për mendimin ndryshe në PS”.

I pyetur për programin e ri të PS-së, Edi Rama sqaroi se “nuk ka lindur në boshllëk por është përpunim i mëtejshëm me disa risi”.

Theksoj se ajo që kemi bërë nuk është program përfundimtar por bazë mbi të cilin do ndërtojmë një proces të hapur ku duam të ftojmë gjithë ekspertët që duan të ndryshojnë gjëndjen aktuale të vendit.Është një libër i hapur ku ftojm qytetarët për të marrë pjesë për të shtuar, redaktuar, ndryshuar ndoshta edhe gjërat që duhen thënë, parë dhe shtjelluar më mirë për të na çuar në programin më të qartë. Në atë të zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi kreu i PS-së.

Rama: Zgjedhja e presidentit të ardhshëm, konsensuale

Tiranë-Kryetari i PS-së, Edi Rama, foli edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ku tha se ky procesi duhet të jetë konsensual. Është një çështje, që kërkon një çasje sa më pranë synimit për pëputhur interesin kombëtar në rrugën europiane të Shqipërisë me zgjedhjen e Presidentit të ri”.

Kryesocialisti, theksoi se “ne ne nuk do të hyjmë në asjë lloj debati emrash të përveçëm.Ne jemi të gjejmë dakortsi për një kandidat që të mos e katandisë institucionin e Presidentit në një degë të PD-së, apo zgjatim të pushte të partisë shtet”.

Rama nënvizoi se “rruga e arsyes na çon në një proces që i japim Shqipërisë së bashku si forca politike, si Kuvend, një President mbi palët i cili të jetë garant i Kushtetutës dhe të kryej funksionet e veta kushtetuese në pavarësi të plotë nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislaiv”. (LajmeShqip.com)