Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 18:30

Të vendosësh se çfarë të veshësh është gjithmonë një zgjedhje e vështirë. Por më e vështirë është të bësh një makijazh origjinal që shkon me paraqitjen tuaj. Nuk i dihet, mbase njeriu perfekt ndodhet në festën ku ju po shkoni!

Kështu që duhet të tregoni kujdes për detajet më të vogla. Zakonisht shumë festa organizohen pas ditës së punës ose pas shkollës, prandaj ne ju këshillojmë të merrni disa aksesorë shtesë me vete, bashkë me kutinë e makijazhit.

Një hit i vërtetë për këtë sezon është kombinimi i ngjyrës së arit me ngjyrën e kuqe. Kini parasysh, kurrë nuk duhet të bashkoni ngjyrën argjënd me ngjyrën e arit!

Nëse pas punës keni festën tuaj, atëherë mos harroni:
– Mos bëni shumë tualet në mëngjes.
– Mos harroni të merrni kutinë e makijazhit dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet.
– Kurrë mos harroni parfumin! Është shumë e rëndesishme që të keni aromë të mirë dhe të dukeni të freskëta. (LajmeShqip.com)