Lëkura e yndyrshme duket me shkëlqim të tepërt dhe me pore të zmadhuara, dhe po kështu është e cënueshme edhe ndaj pikave të zeza dhe njollave. Për të pasur një fytyrë perfekte pa yndyrë duhet një trajtim special.
Ne ju sygjerojmë një maskë me 3 ingredientë shumë të thjeshtë: luleshtrydhe, kos natyral pa yndyr dhe mjalt.
I përziejmë këto tre produkte sëbashku, luleshtrydhet në fillim duhet të shtypen aq sa të përftojmë një masë homogjene, dhe pastaj i përziejmë me kosin dhe mjaltin.
Gjithmonë kur të aplikohet maska, fytyra duhet të jetë e pastër dhe jo me tualet. E mbajmë maksën për 15 minuta. Pastaj e shpërlajmë fytyrën me ujë të ftohtë.
Këshillohet që ky trajtim të bëhet një herë në javë. Pasi ta keni aplikuar disa herë, do ta ndjeni fytyrën tuaj më të pastër dhe pa yndyrna. Për më tepër shikoni videon. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 December 2011 17:00