Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 14:55

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të ulin importet me vendet e tjera dhe të rrisin shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, në një takim me homologun shqiptar, Nasip Naço, ku u theksua se për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve duhen investime të rëndësishme infrastrukturore.

Ministri Naço ftoi biznesin maqedonas që të investojë në Shqipëri, konkretisht të marrin pjesë në tenderat që po zhvillohen për privatizmin e objekteve shtetërore.

Në takim u nënvizua se eksportet tregtare të Shqipërisë janë në nivelin 30 %, dhe  investimet e bizneseve shqiptare në Maqedoni llogariten të jenë vetëm për 9 mujorin e vitit 2011, rreth 2 milionë euro.