Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 14:22

Prishtinë- Kryesia e Kuvendit, ka shqyrtuar kërkesën e AGPK-së e cila kërkoi shfuqizimin e Rregullores për Qasjen e Mediave në Kuvend. 

Kreu i Kuvendit,  Jakup Krasniqi tha se gazetarët e kanë keq-kuptuar rregulloren sepse, sic tha ai,  rregullorja nuk ndalon të drejtën e mediave, publikut dhe shoqërisë civile për të bërë punë dhe ndihmuar transparencën në punën e Kuvendit.

Krasniqi përsëriti se rregullorja e re është punuar nga administrata e Kuvendit, gazetarët, OSBE dhe NDI-ja, dhe si e tillë, ajo ndalon vetëm filmimet në disa ambiente, dhe jo prezencën fizike të gazetarëve.

“ Rregullorja që është punuar nga ky trup janë shtuar në rregullin dhjetë pika shtatë nga Kryesia e Kuvendit e cila ndalon fotografimet dhe incizimet në restorantin e kuvendit, në hollin e kuvendit dhe në mbledhjet e mbyllura  të komisioneve  nëse kanë .Ju e dini se parlamenti në mbledhjet e veta asnjëherë  si ka pas të mbyllura kanë qenë të hapura për publikun dhe do të jenë ”-ka deklaruar Krasniqi.

Hapësira aktuale në të cilën janë vendosur gazetarët, është e përkohshme ka thënë Krasniqi. Ai po ashtu tha se  gazetarët e akredituar të Kuvendit do të përdorin hyrjen e njëjtë me atë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.